VIDEO/ Rama thërret kabinetin e ri në Kryeministri, Vengu e Spiropali nuk paraqiten në mbledhjen e qeverisë

Pak orë pasi vendosi ndryshimet e 7 ministrave të tij, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të premte kabinetin e tij qeveritar.

Në mbledhjen e sotme tra në sy mungesa e Belinda Ballukut, Elisa Spiropalit dhe Pirro Vengut.

Ata janë sërish në detyrë deri në momentin që do votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ndërkohë një ditë më parë, Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri që vijnë vetëm pesë muaj pasi ishte votuar kabineti i mëparshëm.

NDRYSHIMET

Albana Koçiu bëhet zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi bëhet ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës - zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari bëhet ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu bëhet ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha bëhet ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi bëhet ministër i Mbrojtjes - zëvendëson Pirro Vengun

Eriona Ismaili bëhet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun.