VIDEO/ “S’e kam vënë re rritjen e çmimeve, se s’kam pasur nevojë për ilaçe” - Noka: Për ilaçe ka nevojë ai që të bëri ty ministre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 13:12
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një deklaratë skandaloze të Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.
Ministrja Sala e ftuar në një emision televiziv është shprehur se nuk e ka vënë re rritjen e çmimeve të ilaçeve, pasi nuk ka pasur vetë nevojë për to.
“Një fjali e tillë në çdo vend të Bashkimit Europian do të mjaftonte për t’i treguar derën”, shkruan Noka në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, duke e cilësuar deklaratën si të papranueshme për një zyrtare që drejton sektorin e shëndetësisë.
Reagimi i plotë:
Në çdo vend të Bashkimit Europian do të mjaftonte kjo tek fjali për t'i treguar derën.
Për ilaçe ???? ka nevojë ai që të bëri ty ministre.
