Tafani: Balluku u zëvendësua pasi vendi është në situatë emergjente, Spiropali iku nga skandali i ambasadores
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv. kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Albana Koçiu është emëruar në postin e zëvendës-kryeministres.
Analisti Endri Tafani, mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama i cilësoi lëvizjet në kabinetin qeveritar edhe si të nxitura nga situata emergjente në të cilin ndodhet vendi si shkak e shembjeve masive të rrugëve.
“Vendimet e sotme ishin të pritshme, por mendoja se do i vononte më tepër. E kemi diskutuar dhe më parë që do të heqë ministra së bashku me Ballukun.
I dha kohë vetes me procedura dhe në fund fare pasi e sajoi këtë pjesën e shtyrjes, bëri ato ndryshimet për të cilat i kishte planifikuar edhe më përpara.
Natyrisht i ndikuar edhe nga situata, ku jemi në fazë emergjence kombëtare dhe ne kemi një ministër të pezulluar, duke shkaktuar probleme me menaxhimin.
Pra, edhe emergjenca është kombëtare, ndaj është i justifikuar fakti.
Mbase për Spiropalin mund të ketë ndikuar edhe skandali me ambasadoren në Gjermani që është marrë e pandehur për disa afera, emërime dhe skandali kishte arritur deri atje sa kishte punësuar edhe disa shtetas rusë dhe s’ka ku të shkojë.
Është detyruar edhe Shërbimi Informativ të futet atje për të raportuar për rastin”, u shpreh ndër të tjera Tafani
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

