Meminaj: Ndryshimi i ministrave shërbeu si valvul për shkarkimin e presionit të tenxheres që po vlonte
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv. kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Albana Koçiu është emëruar në postin e zëvendës-kryeministres.
Avokati Bledar Meminaj mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama u shpreh se edhe vetë kryeministri Edi Rama ishte i çorientuar sot ku foli për dallëndyshe e gjëra të tjera dhe u duk sikur kishte dalë fare nga logjika.
“Pavarësisht se situata e tij ka qenë e trysnuar si nga SPAK-u, si nga faktori natyror që i nxori rrugët rrugëve, si situata që normalisht që ka presion nga brenda vetes apo edhe nga ndërkomëbtarët dhe ai ishte mëse i detyruar që të bënte një lëvizje, sepse po lozte si prestigjiator përmend kapelen dhe nxjerr lepurin, dhe normalisht nxori këta ministra sepse donte ta shfrynte disi këtë tenxhere presioni që po vlonte.
Dhe këta ministra që ndryshuan ishin si valvul për të sgfryrë opozitën dhe ja nuk do kem më ministra që i kam në hetim në SPAK, por janë ministra që nuk kanë pasur ndonjë karrierë të gjatë dhe s’kanë ngarkesa të tilla, ndryshe nga ministrat që kanë karrierë më të madhe”, u shpreh ndër të tjera avokati Bledar Meminaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

