'Përmbyset' kabineti/ Malësia: Kjo është vendimmarrje e detyruar, Kryeministri është ndikuar nga presioni për ta shkarkuar
I ftuar në studion e emisionit “Drejt”, gazetari Xhoi Malësia analizoi lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar dhe ndikimin e kërkesave të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe reagimet ndërkombëtare në vendimmarrjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, zhvillimet tregojnë një vendimmarrje të detyruar. Ai ndaloi te mungesa e Belinda Balluku në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist, një detaj që u komentua gjerësisht.
“Unë besoj që është një vendimmarrje e detyruar. Një fakt që bëri çudi ishte mungesa e zonjës Balluku në mbledhjen e grupit parlamentar të zgjeruar. Rama mund ta linte kërkesën e SPAK-ut deri në shterim të afatit tre mujor, por duket se presioni ka ndikuar.”- tha ai.
Malësia vuri në dukje se, pavarësisht largimit nga posti, Balluku duket se ka ruajtur ndikimin përmes emërimeve të reja.
Ai përmendi emrin e Enea Karakaçi si ministër i Infrastrukturës, me një të kaluar si administrator i OSHEE-së, si dhe Ermal Nufi, ish-drejtor i kabinetit të Ballukut.
Sipas analizës së tij, këto lëvizje sugjerojnë një marrëveshje politike mes Ramës dhe Ballukut për ruajtjen e influencës së kësaj të fundit në qeveri.
“Balluku ruan kuotat politike. Karakaçi ka qenë administrator i OSHEE-së, Nufi drejtor i kabinetit të saj. Kjo tregon një formë marrëveshjeje ku ajo mbetet influente në qeveri.”- shtoi Malësia.
Gazetari shtoi se kjo është një skemë e përdorur edhe më herët nga Rama, duke vendosur në poste ministrore figura me profil teknik dhe me peshë të kufizuar politike brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo qasje synon të mbajë balancat nën kontroll, duke shmangur figura me ndikim të fortë politik brenda kabinetit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT":

