NDRYSHON QEVERIA/ Rama shkarkon Ballukun, Zv.kryeministre në vend të saj emërohet ... Zbardhen lëvizjet brenda kabinetit!
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuza që lidhen me korrupsion dhe abuzim me tendera.
Pas këtij vendimi, Balluku nuk do të mbajë më asnjë nga dy postet qeveritare. Më herët, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi vendimin për shkarkimin e saj nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas informacioneve, vendin e saj pritet ta marrë Albana Koçiu, të cilën do e zëvendësojë Besfort Lamallari.
Në krye të Ministrisë së Energjitikës vendoset, Enea Karakaçi.
Gjithashtu raportohet se Rama ka vendosur të shkarkojë edhe ministra të tjerë të kabinetit të ti.
Te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme largohet Elisa Spiropali dhe vendoset Ferit Hoxha, ndërsa Erjona Ismaili merr detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Gjithashtu dhe Piro Vengu është larguar nga Ministria e Mbrojtjes, detyrën e tij do ta marrë Ermal Nufi.
Beinda Balluku është vënë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime që lidhen me procedurat e prokurimit publik në Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe.
Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, SPAK i kërkoi zyrtarisht Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, e akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste.
Partia Socialiste e shtyu në kohë vendimarrjen në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin e saj.
Ndërkohë seanca për dhënien ose jo të autorizimit për arrestimin e Ballukut pritet të merret në ditët në vijim.
Lëvizjet brenda kabinetit!
Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendeson Toni Gogun

