VIDEO/ Policia publikon PAMJET kur Durim Bami mbërrin në burgun “313”! Blindohet rruga, asnjë incident gjatë shoqërimit
Këto janë pamjet kur Durim Bami kreu i nje organizate kriminale ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dërgohet në burgun 313 në Tiranë.
Këto pamje të publikuara nga Policia e Shtetit tregojnë angazhimin e punonjësve të Policisë së burgjeve në eskportimin e shumë të kërkuarit, i cili u prit në Rinas nga forcat speciale RENEA.
Në të gjithë segmentin rrugore ka pasur forca te shtuara sigurie e po ashtu edhe forca shtese që kamë shoqëruar furgonin e policisë.
Durim Bami do të qëndrojë në një dhomë të veçantë në Burgun 313 ku do të vendoset nen mbikëqyrje policore.
Me pas bashkë më avokatin do të dalim para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurise të dhënë ndaj tij në mungesë.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Finalizohet ekstradimi nga Dubai, në Shqipëri, i shtetasit të shumëkërkuar D. B.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni dhe bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.
47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.

