VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (26 - 27 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Pjesa më e madhe e Evropës dominohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell, veçanërisht gadishulli Iberik, Evropa Qendrore dhe Ballkani. Ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut paraqiten me shira intensivë dhe erëra të forta, ndërsa Evropa Lindore me vranësira e reshje.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot kryesisht i kthjellët paraqitet në bregdet dhe me kthjellime e vranësira të pakta në zonat e tjera.

Stabiliteti vijon edhe gjatë natës. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 19°C. Era fryn veriperëndimore deri në 40 km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Veriore dhe Baltiku priten me reshje të dendura shiu e dëbore.

Qendra dhe brigjet veriperëndimore me rrebeshe, stuhi ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë gadishullin Iberik, Ballkanin dhe Peloponezin, paraqitet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira të pakta, më të dendura në Lindje.

Pasditja sjell shtim gradual të vranësirave, më të dukshme në Veri e Verilindje, por pa reshje. Temperaturat luhate nga -2°C deri në 20°C. Era fryn perëndimore deri 28 km/h, deti i qetë.