Po punonte mbi çatinë e banesës në Shkodër, 49-vjeçari humb ekuilibrin dhe ...

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e çatisë së banesës së tij. 49-vjeçari është dërguar në spital për mjekim, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij.

Njoftimi:

“Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.