Rrezik për prodhimet bujqësore të Korçës/ Muço: Patatja, qepa dhe molla mund të humbasin brenda dy javësh për shkak të bllokimeve

"Fermerët e Korçës janë në një garë me kohën"

Bujar Muço thekson se produktet bujqësore të stinës, si patatja, qepa dhe molla, rrezikojnë të hidhen poshtë nëse nuk tregtohen brenda dy javësh.

Korça, si prodhuesi i dytë më i madh bujqësor në vend, e ka të pamundur të furnizojë tregjet e Tiranës dhe Durrësit për shkak të bllokimit.

Kjo situatë, e kombinuar me konkurrencën e pandershme dhe mungesën e subvencioneve, po i jep goditjen përfundimtare sektorit bujqësor në rajon.

Ekspertët e transportit sugjerojnë ndërhyrje të menjëhershme me një bajpas provizor që mund të jetë funksional brenda 10 ditësh, duke shmangur studimet afatgjata që mund të zgjasin muaj. Ky aks është një korridor jetik ekonomik dhe ndërkombëtar, përmes të cilit kalon një fluks i madh mallrash që mbështet tregun vendas dhe eksportet.

Aktualisht, trafiku devijohet në itinerarin Elbasan–Cërrik–Gramsh–Maliq për të arritur Korçën dhe Pogradecin, duke rritur kohën e udhëtimit dhe kostot për udhëtarët. Një ndërhyrje e shpejtë pritet të rikthejë funksionalitetin dhe normalitetin për qytetarët dhe bizneset që varen nga ky aks.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: