Memaj: Bllokimi i qarkullimit drejt juglindjes 'djeg' xhepat e qytetarëve, çmimet e biletave rriten deri në 40%

Bllokimi i një prej arterieve kryesore të vendit, që lidh Elbasanin me juglindjen e Shqipërisë, ka shkaktuar kaos në transportin rrugor, duke sjellë pasoja të rënda financiare për qytetarët dhe operatorët.

Devijimi i trafikut në një rrugë alternative jo vetëm që ka shumëfishuar kohën e udhëtimit, por ka çuar edhe në një rritje marramendëse të çmimeve të biletave, që raportohet të ketë arritur deri në 40%.

Aktualisht, e gjithë lëvizja drejt Korçës dhe Pogradecit është zhvendosur në itinerarin Elbasan-Cërrik-Gramsh-Maliq.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Dashnor Memaj, Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban.

"Aktualisht lëvizja është orientuar nga Elbasani-Cërriku, Gramshi dhe në Maliq, pastaj shpërndahet në drejtim të Korçës dhe të Pogradecit, por edhe transport publik janë edhe linja ndërkombëtare që vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut, siç është Ohri apo Struga, të cilat kanë disa orare dhe realisht bëhen vardi ardhje dhe për shkak të distancës.

Edhe ata kanë patur vështirësi. Është një rrugë e cila realisht nuk plotëson kushtet për të qenë një rrugë e sigurt dhe për të përballuar atë fluks të lëvizshmërisë.

Ka rritur shumë kohën e udhëtimit, ka rritur shumë kostot e operatorëve, gjë e cila unë u kam bërë edhe thirrje të gjithë operatorëve që të paktën, për çmimin e biletave mos të ketë një lëvizje, pa e ditur se sa ditë do të zgjasë kjo, ky bllokim.

Duke qenë se është një situatë emergjente, do të ishim më të, më të butë në aspektin e prekjes së çmimit të biletave, sepse çdo ndryshim do të prekte xhepin e qytetarëve, në radhë të parë.

Edhe aktualisht lëvizin vetëm qytetarë të cilët e kanë të domosdoshme për të lëvizur sepse  rruga është shumë e vështirë për t'u përshkruar, është rruga shumë e gjatë, dihet orari i nisjes, por nuk e parashikojmë dot orarin e mbërritjes, për shkak edhe të bllokimit, të trafikut, se janë rrugë të cilat nuk e përballojnë edhe fluksin e madh të makinave të cilët, po kujtojmë këtu që kjo arterie e bllokuar është një ndër arteriet më të rëndësishme të vendit dhe ka një lëvizshmëri shumë të madhe dhe bllokimi i saj dhe pastaj kalimi në rrugë alternative.

Rrugët alternative nuk i plotësojnë kushtet për të qenë rrugë për të përballuar atë fluks dhe kanë krijuar vonesa, kanë krijuar trafik të rënduar, bllokime të herëpashershme, gjë e cila nuk parashikohet dot, se nisesh në orën 12:00, po them, edhe arrin në orën 3:00 në Korçë apo në 4:00.

Është gjithçka, në momente të caktuara ndodh gjatë rrugës që e zgjat udhëtimin më shumë sesa mund të parashikohet, realisht.

Padyshim edhe ne, nga kontaktet që kemi pasur edhe me qytetarët, është vënë re një rritje e çmimit të biletës, pavarësisht se ne si Shoqata e Transportit Publik i rekomandojmë që çmimi, për shkak të kohës, të kohës, le të themi, që është kohë emergjence dhe nuk është një kohë, në qoftë se do të jetë për pesë muaj apo gjashtë muaj apo një muaj, natyrisht që duhet të rishikohet çmimi i biletës, por për momentin, në qoftë se është për pesë ditë, një javë, duhet të merret parasysh nga operatorët që mos të ketë një, një ngritje të, të çmimit të biletës. Pavarësisht se kjo ka ndodhur, janë institucionet e tjera ato të cilat duhet ta menaxhojnë edhe të ta rishikojnë çdo ndryshim të mundshëm.

Kujtojmë këtu që ndryshimi i çmimit të biletës në tërësi të transportit publik nuk është në dorë të operatorëve, por bëhet me urdhër të ministrive përkatëse dhe për transportin urban me vendim të Këshillit Bashkiak, që do të thotë që nuk është në dorë të operatorëve.

Edhe gjithë rastin, duke u bërë thirrje të gjithë operatorëve, duke qenë se janë shumë operatorë që operojnë linja në këtë aks, të kenë një stabilizim të çmimit të biletave, pavarësisht se ka një rënie të drastike të numrit të udhëtarëve, pra një kosto të shtuar, por ne mendojmë se duhet të bëhet një rrugë alternative sa më e shpejtë që të japë mundësinë edhe të shfryhet trafiku por edhe të vazhdojë lëvizshmëria si më përpara në këtë aks.

Në qoftë se do të zgjatë periudha, le të themi, kjo periudhë emergjence do ta quaja unë, po padyshim që kostot e operatorëve janë rritur me 20, 30 apo dhe 40% më shumë për shkak të trafikut të rënduar, distancës së rrugës, kohëzgjatjes, vështirësisë që ka rruga, sepse ka kthesa të vështira.

Po. trafik të paparashikueshëm. Ne kemi parë që në çdo moment raportohet edhe në media, kryesisht që u bllokua rruga për kaq orë u bllokua.

Nuk parashikon dot një lëvizje të saktë të, të mjeteve në tërësi por edhe të transportit publik.

Operatorët do ta marrin parasysh që kjo situatë, ne shpresojmë edhe mendojmë që duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo vetëm për transportin publik por për rëndësinë e, rëndësinë që ka si rrugë në tërësinë e ekonomisë shqiptare, le të themi, se nuk është se vetëm transporti publik preket, por preken edhe mallrat, preken lëviz, njerëzit që lëvizin për arsye shëndetësore, që është edhe më e domosdoshme për të marrë shërbimet shëndetësore në Tiranë, e kanë, gjithë kjo, bllokimi i rrugës ka sjellë edhe këto pasoja që edhe shumë operatorë kanë rritur çmimin e biletës, pa u konsultuar realisht me, me institucionet përkatëse, gjë e cila duhet të bëhej përpara se të merrnim një informacion, në qoftë se bllokimi i rrugës do të jetë për një afat të gjatë kohor, natyrisht se kjo është një ekonomi tregu dhe në qoftë se do të rriten kostot me 30%, ti duhet t'i marrësh diku ato të ardhura për të funksionuar edhe për të ofruar oraret dhe shërbimin e caktuar

Aktualisht shërbimi ofrohet për të gjithë qytetet e Juglindjes, por orari i nisjes dihet tashmë nga terminalet, por orari i mbërritjes është i paparashikueshëm realisht në kohë sepse, për shkak të asaj që sapo thashë, mund të ketë trafik të rënduar, bllokim të herëpashershëm edhe nuk dihet se realisht se sa zgjat, katër orë apo më shumë", u shpreh Memaj.