Çahet rruga Skrapar-Përmet, bllokohet prej 3 orësh hyrja për në qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 18:56
Pas bllokimit të aksit “Librazhd- Përrenjas”, edhe rruga Skrapar-Përmet duket se ka pësura dëmtime.
Mësohet se për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti. Gjithashtu një pjesë të mirë të saj është shembur.
Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan,në afërsi të Përmetit.
Si pasojë e kësaj, hyrja në qytetin e Skraparit është bllokuar prej 3 orësh. Situatën e ka vështirësuar edhe rrëshkitja e masivëve shkëmbor në rrugë.
Autoritetet po punojnë për hapjen e aksit rrugor.
