E rëndë në aksin Thumanë-Milot/ Kamioni përplasi motoçikletën, humb jetën 59-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Lezhë.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, një kamion i drejtuar nga shtetasi B. D., 35 vjeç, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi L. B., rreth 59 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ciklomotorit ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.