Parashikimi i motit për sot dhe nesër (25-26 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere, ndërsa brigjet e Detit të Zi përfshihen nga shtrëngata të forta. Pjesa më e madhe e Europës dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë për shkak të masave ajrore perëndimore.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave, më të dukshme në Veri dhe pjesërisht në Qendër, por pa reshje.
Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 18°C. Era fryn veriore mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e kontinentit përfshihet nga mot i qëndrueshëm me diell, veçanërisht gadishulli Iberik, Europa Qendrore dhe Ballkani. Ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut me shira intensivë dhe erëra të forta, nga ana tjeter Europa Lindore me vranësira dhe reshje dëbore.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Mot kryesisht i kthjellët paraqitet në bregdet dhe me kthjellime e vranësira të pakta. Stabiliteti atmosferik vijon edhe gjatë natës.
Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 19°C. Era fryn veriperëndimore deri në 40 km/h, me dallgëzim 1 ballë.
