Aksident pranë mbikalimit të Patokut, humb jetën një person, përpl*set nga trajleri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 15:04
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokur.
Sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën pasi ishte duke lëvizur me çiklomotor në drejtim të kundërt.
Mësohet se viktima, ende i paidentifikua, është goditur nga një trajler që po ecte në drejtim të veriut.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për veprime të mëtejshme.
