Ndërron jetë foshnja pak orë pas lindjes, prindërit ngrejnë kallëzim ndaj gjinekologut duke e akuzuar për neglizhencë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një foshnjë ka humbur jetën pak orë pas lindjes, në datë 19 shkurt të këtij viti.
Bëhet me dije se nga Spitali i Durrësit është raportuar se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi, pasi ka dalë nga materniteti.
Sipas spitalit, nuk ka asnjë provë që përgjegjës për vdekjen e foshnjës të jetë mjeku gjinekolog.
Prindërit e foshnjës kanë bërë kallëzim për rastin në fjalë, duke akuzuar gjinekologun për neglizhencë.
Policia shoqëroi mjekun, por e la sërish të lirë, pasi prindërit nuk pranuan kërkesën e autoriteteve që fëmijës t’i bëhej autopsi.
Po ashtu mësohet se ditën e se ditën e sotme, prindërit e foshnjës së ndjerë janë paraqitur sërish në Prokurorinë e Durrësit, por nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për mjekun e akuzuar ose jo.
