Mot i pazakontë/ Shqipëria zgjohet nën pushtetin e mjegullës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 08:42
Shqipëria është zgjuar sot me një situatë moti të pazakontë me mjegull të dendur.
Qytetet si Fieri, Fushë-Kruja dhe Miloti janë zgjuar këtë mëngjes të mbuluara nga një mjegull e dendur, e cila ka krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e mjeteve.
Në disa akse rrugore brenda qytetit dhe në hyrje-daljet kryesore, dukshmëria ka qenë e reduktuar ndjeshëm, duke detyruar drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të ulët.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnje aksident duke përjashtuar një karambol të vogël por pa asnjë dëmtim.
