VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (24 - 25 Shkurt 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të vranët dhe reshje shiu e dëbore për shkak të një cikloni të fuqishëm në Veriperëndim. Reshje të dendura shiu paraqiten në Britaninë e Madhe dhe Europën Qendrore, ndërsa Alpet me dëborë të dendur. Gadishulli Skandinav, Apenini dhe Ballkani paraqiten me mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Pasditja ruan kthjellimet në bregdet, ndërsa zonat e tjera me vranësira të lehta dhe mundësi dëbore në Veri e Verilindje. Temperaturat luahten nga -1°C në deri në 17°C. Era fryn e lehtë perëndimore mbi 30 km/h, me dallgëzim të papërfillshëm.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do te priten me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu e dëbore. Brigjet e Detit të Zi me shtrëngata dhe stuhi ere. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës dominohet nga mot i kthjellët dhe më i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime të gjata, ndërsa pasditja sjell vranësira të lehta, më të dukshme në Veri e Verilindje, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 18°C. Era fryn veriore–veriperëndimore mbi 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

