EMRAT/ Aksidenti tragjik në Kamëz, vogëlushi u përplas nga dy automjete njëri pas tjetrit, arrestohen dy shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 21:54
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri u regjistrua mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Kastriotët”, ku një fëmijë 7-vjeçar u përplas nga dy automjete.
Mësohet se fillimisht i mituri është goditur nga automjeti që drejtohej nga Tomorr Shukulli (55 vjeç). Më pas, ai është përplasur edhe nga një automjet i dytë që drejtohej nga Valentina Koltraku (42 vjeç).
Disa orë pas ngjarjes së rëndë, Policia ka bërë arrestimin e të dy drejtuesve të mjeteve.
I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marrë dhe humbi jetën.
