Vodhi pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në një servis, arrestohet 21-vjeçari në Durrës
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka vjedhur pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në një servis.
Ai ia ka shitur mjetet e vjedhura një personi tjetër, të cilit nga kontrolli i telefonit u konstatuan faqe për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Celulari dhe pjesët e këmbimit për automjete u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan me iniciativë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Manëz, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme, ka vjedhur në servisin e shtetasit K. K., pjesë këmbimi për automjete, me vlerë rreth 8000 euro, të cilat më pas ia ka shitur shtetasit D. Sh. Nga këqyrja e celularit të shtetasit E. D., u konstatuan faqe për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.
Për shtetasin D. Sh. nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Celulari dhe pjesët e këmbimit për automjete u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
