BARÇA REFUZOI 250 MLN EURO PËR YAMAL/ Laporta: Oferta erdhi nga PSG-ja kur spanjolli ishte vetëm 17 vjeç
Ish-presidenti i Barcelonës, Laporta ka konfirmuar se klubi katalanas kishte refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh për talentin Lamine Yamal. Oferta e çmendur erdhi nga PSG kur spanjolli ishte vetëm 17 vjeç.
Në oferta do ishte pranuar do të ishte rekord i ri botëror në futboll. Barcelona ka refuzuar 250 milionë euro për Lamin Yamal.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar ish presidenti Laporti. Duke folur në lançimin e librit të tij “Kështu e shpëtuam Barçën”, Laporta tha se PSG bëri një ofertë stratosferike për talentin spanjoll, kur ai ishte vetëm 17 vjec.
Ish kreu i Barcelonës, i cili ka dhënë dorëheqjen për shkak të zgjedhjeve, deklaroi se disa njerëz menduan se ishin të cmendur, por ai tha se klubi i njeh mjaft mirë vlerat e Yamal. Laporta beson se do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se shpreson ta mbyllë karrierën të klubi katalanas.
Pavarsisht se Barcelona ishte në krizë të madhe, ajo e refuzoi ofertën stratosferike nga klubi francez. Oferta e PSG u bë përpara në Euro 2024, kompeticion në të cilën ai shkëlqeu duke i dhënë trofeun spanjës.
Në maj të vitit 2025, Yamal firmosi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2031, duke vulosur të ardhmen e tij në “Camp Nou”. Në shumë deklarata, ai ka shprehur dëshirën për ta mbyllur karrierën të Barcelona.
Këtë sezon, Yamal ka shënuar tashmë 15 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 33 ndeshje në të gjitha garat. Ai shihet si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij, ndërsa aktualisht ai vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në botë.
Ai ka dhënë një kotribut të madh te Barcelona duke qenë vendimtar në disa sfida. Këtë sezon ai ka luajtur titullar në 20 ndeshje nga 21 që është aktivizuar. Spanjolli është vlerësuar 7 herë si lojtari i javës
