TIRANA LARGON NUHIUN, RIKTHEN SHEHIN/ Tekniku do të drejtojë bardheblutë deri në fund të sezonit

Tirana ka bërë sërish ndryshime në pankinë. Bardheblutë nga shkarkuar trajnerin Ardian Nuhiun, ndërsa kanë rikthyer Orges Shehin. Tekniku që i ka shpalluar kampion, do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Tirana ka larguan trajnerin e tretë për këtë sezon. Pas Vangjel Miles, Roberto Bordin, të njëjtin fat ka patur edhe  Ardian Nuhiu. Humbja e fundit me Teutën ka rezultuan fatale për teknikun 47-vjeçar, teksa klubi bardheblu ka vendosur që të ndryshoje përsëri trajner.

Në 16 ndeshje në superligë, Nuhiu mori vetëm 3 fitore, të gjitha gjatë këtij viti. Bardhlbutë e nisën mirë 2026-tën, por rezultatet e javëve të fundit nuk kanë bindur drejtuesit eTiranës të cilët vendosën ta shkarkonin.

Në krye të Tiranës, është rikthyer Orges Shehi. Tekniku që i ka shpallur kampionë për herë të fundit, do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit. Këtë e ka zyrtarizuar vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë negociuar prej kohësh por problem ka qenë kontrata që Shehi ka me klubin e Ballkanit në Kosovë, me të cilin është në gjyq.

Ndryshe nga hera e parë, tu Shehi kishte objektiv titullin kampion, këtë herë, misioni i parë i tij do të jetë nxjerrja e ekipit nga zona e ftohtë e tabelës.

Shehi ka lënë gjurmë te Tirana duke u shpallur kampion në sezonin 2021-2022, ndërsa një vit më pas humbi titullin në 3 javët e fundit.

Debutimi i Shehit do të jetë pikërisht në klasiken e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës. Tekniku ka vetëm 3 ditë kohë për të njohur dhe për përgatitur skuadrën për sfidën e së premtes që do të luhet në Shkodër