AKUZAT PËR R*CIZËM NDAJ VINICIUS/ UEFA pezullon lojtarin e Benficas, Prestianni nuk luan kundër Realit
UEFA ka pezulluar Xhanluka Prestianin pas akuzave për racizëm ndaj Vinicius. Argjentinasi është dënuar me një ndeshje, teksa do të humbasë sfidën e kthimit kundër Real Madridit në “play off” të Champions League.
Nuk do të ketë një përballje tjetër midis Vinicius dhe Xhanluka Prestiannin në Ligën e Kampionëve këtë javë.
Real Madridi dhe Benfica do të takohen në Santiago Bernabeu, por UEFA e përjashtoi argjentinasin nga ndeshja pas akuzave se ai fyeu në mënyrë raciste Viníciusin në ndeshjen e parë të raundit eliminator javën e kaluar.
Madridi fitoi 1-0 në Lisbonë pasi Vinicius shënoi në pjesën e dytë. Sulmuesi brazilian festoi pranë flamurit të këndit të Benfica-s duke sjellë irritim te tifozët dhe lojtarët.
Një nga futbollistët, Prestianni pati një konflikt verbal me brazilianin. Sulmuesi i Realit u ankua te gjyqtari se ai e kishte fyer në mynrë racore duke sjellë një ndërprerje të lojës për 10 minuta. Vinicius pretendon se argjentinasi e quajti "majmun", por Prestianni mohoi se e kishte fyer në mënyrë raciste.
Nuk u ndërmor asnjë veprim i mëtejshëm gjatë ndeshjes pasi nuk kishte prova kundër argjentinasit, i cili e mbuloi gojën me bluzë ndërsa fliste me Vinícius. Ndërkaq, sulmuesi i Madridit u ndëshkua me karton të verdhë pas festimit të tij.
UEFA tha se pezullimi me një ndeshje i Prestianni-t nga kontrolli i etikës dhe disiplinës lidhej me sjellje diskriminuese.
Benfica tha në një deklaratë se shprehu keqardhje që Prestianni u pezullua ndërsa hetimi ishte në vazhdim. Ajo tha se do të apelonte pezullimin e UEFA-s.
Prestianni nuk luajti në fitoren e Benfica-s shtunën në ligën portugeze për shkak të një pezullimi me karton të verdhë, por pritej që ai të ishte në fushë së bashku me Vinícius gjatë ndeshjes së së mërkurës në Bernabeu.
Në këtë sfidë, nuk do të jetë as në Pankinë Murinjo. Tekniku u ndëshkua me karton të kuq pas protestave duke humbur sfidën e kthimit në Bernabeu.
