SPURS-AT FITOJNË NË DETROIT/ Ndeshja përfundoi me rezultatin 114-103 në përballjen spektakolare

Flasim per basketbollin! Detroit ka mposhtur me rezultatin 114-103 Detroit Pistons, duke iu afruar kampionëve në fuqi të Oklahoma City Thunder, në Konferencën Perëndimore. Protagonist absolut I këtij takimi ishte Victor Wembanyama.

Mbrëmje spektakolare në NBA, aty Spurs-at konfirmuan formën e shkëlqyer duke mposhtur Detroit Pistons me rezultatin 114-103, në një përballje që shumëkush e sheh si një provë të mundshme për finalet e mëdha.

Protagonist absolut ishte Victor Wembanyama, i cili realizoi 21 pikë, 17 ribaunde dhe gjashtë bllokime, duke dominuar nën kosh me prezencën e tij. Ndërkohë, Devin Vassell shtoi 28 pikë, duke qenë shtylla kryesore në sulm për Spurs.

Spurs regjistrojnë kështu fitoren e nëntë radhazi,  seria më e mirë e sezonit për ta,  dhe vijojnë të ndjekin nga afër kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder, në Konferencën Perëndimore.

Nga ana tjetër, Detroit, që kryeson Konferencën Lindore, i ndërpritet seria prej pesë fitoresh. Ylli i tyre, Cade Cunningham, pati një mbrëmje të vështirë: ai humbi 21 nga 26 gjuajtje nga loja dhe e mbylli takimin me 16 pikë dhe 10 asistime.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë për Spurs, të cilët krijuan menjëherë epërsi 14-2 dhe kontrolluan pjesën më të madhe të takimit. Pistons reaguan në fund të çerekut të parë, duke kaluar përkohësisht në avantazh me tre pikë, por San Antonio rifitoi shpejt kontrollin falë saktësisë nga distanca dhe mbrojtjes së fortë, ku Ëembanyama bllokoi dhe devijoi vazhdimisht tentativat e kundërshtarëve.

Në çerekun e katërt, Spurs shënuan shtatë pikët e para, duke krijuar diferencë dyshifrore dhe duke administruar pa probleme avantazhin deri në fund.

Për Detroitin u dallua Jalen Duren, me 25 pikë dhe 14 ribaunde, në rikthimin e tij pas pezullimit. Ndërsa Isaiah Steëart vazhdon të vuajë pezullimin, pas incidentit në ndeshjen ndaj Charlotte më herët këtë muaj.

Tensionet nuk munguan as në parket. Në çerekun e dytë, Cunningham u ndëshkua me faull sulmues pas kontaktit me mbrojtësin e Spurs, Stephon Castle. Situata u përshkallëzua kur Keldon Johnson reagoi duke e shtyrë Cunningham, ndërsa Duren u përfshi menjëherë në përplasje. Pas rishikimit me video, Johnson dhe Duren u ndëshkuan me faull teknik.

Në ndeshjet e radhës, San Antonio do të përballet me Toronto Raptors, ndërsa Detroit pret në shtëpi Oklahoma City Thunder, në një tjetër test të fortë për dy skuadrat pretendente.