MANAJ SËRISH PROTAGONIST ME SIVASSPOR/ Sulmuesi shënoi një gol dhe dha një asist ndaj Sakaryaspor e fituar 4-1
Rey Manaj vazhdon të bëhet protagonist me skuadrën e Sivasspor në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shënoi një gol dhe dha një asist në ndeshjen mes skuadrës së tij duke fituar me rezultatin 4-1. Protagonist ishte edhe shqiptari tjetër, Valon Et’hemi që realizoi dopjetë.
Dy shqiptarë i ka dhënë fitoren e radhës Sivasporit në ligën e parë turke. Rey Manaj dhe Valon Et’hemi ishin protagonistë absolutë në triumfin 4 me 1 ndaj Sakarjaspor.
Dy sulmuesit udhëhoqën skuadrën turke drejt një suksesi mjaft të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Valon Et’hemi. Ai shënoi gol që në minutën e 6, ndërsa asistin e dha Rey Manaj.
Okan Erdoan dyfishoi rezultatin 10 minuta më pas, ndërsa më pas Et’hemi realizoi golin e tretë për Sivaspor.
Më pas ishte radha e Rey Manajt për të lënë gjurmë në këtë sfidë. Sulmuesi i kombëtares vulosi fitoren me një gol në minutën e ‘92.
Ai përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen kundërshtare dhe arriti të shënojë golin e tretë në këtë sezon me skuadrën turke.
Manaj u rikthye te Sivaspor për të dhënë kontributin e tij për ta shpëtuar nga rënia nga kategoria. Ai ka luajtur në katër sfida deri më tani, teksa ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist.
Forma e tij e mirë është një sinjal pozitiv edhe për Silvinjon. Pas golit të fitores ndaj Serbisë, Manaj ka rritur shanset për më me shumë minuta në kombëtare.
Kjo ishte një nga arsyet pse sulmuesila emiratet e bashkuara arabe dhe u rikthye te Sivaspor, aty ku ai kishte shkëlqyer një vit më parë.
