Strazimiri: Vendimi i sotëm është “eutanazi e SPAK-ut”, presioni ndërkombëtar nuk mjafton

I ftuar ne studion e Ora News ishte Gent Strazimiri anëtar i Keshilliti të imutintetit e mandateve.

 Strazimiri reagoi ashpër pas mbledhjes pesëorëshe të Këshillit të Rregullores dhe të Mandateve, duke e cilësuar vendimin e mazhorancës si një goditje fatale ndaj SPAK-ut dhe reformës në drejtësi.

Sipas tij, pretendimi se mbledhja e sotme ishte vijim i asaj të 19 dhjetorit është një manovër procedurale që tregon “në ç’derexhe ka mbërritur” mazhoranca, vetëm për të shmangur rregullat dhe përgjegjësinë ligjore.

"Me këtë vendim, Partia Socialiste i ka dhënë një mesazh të qartë SPAK-ut: “Berishën nuk ta japim”, e pas kësaj situate është e pamundur bashkëjetesa mes qeverisë dhe Prokurorisë së Posaçme."

Ai foli për një “eutanazi të SPAK-ut”, duke akuzuar kryeministrin se ka vendosur ta “vrasë përfundimisht” institucionin e drejtësisë së re, ndërsa faktori ndërkombëtar, sipas tij, po mban një qëndrim të heshtur.

Strazimiri ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e ndërkombëtarëve, në një kohë kur përfaqësues të Bashkimit Europian kanë dhënë mesazhe të qarta për respektimin e shtetit ligjor, ndërsa ambasadori i BE-së është parë në ambientet e Kuvendit gjatë zhvillimeve të sotme.

Ai la të kuptohet se zhvillimet e ardhshme mund të mos kufizohen vetëm në datën 5 mars, duke e cilësuar situatën si tregues të një “shteti barsoletë”.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: