"Prova të reja tronditëse dhe dëshmitarë të k*rcënuar"/ Karanxha: Refuzimi i autorizimit e vë Prokurorinë në vështirësi
Në emisionin “Drejt” në “Ora News”, ish-prokurori Ervin Karanxha u shpreh se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë bazohet në prova të reja, përfshirë pretendime për kërcënim dëshmitarësh dhe rrezikim të marrjes së provave, ndërsa mosdhënia e autorizimit, sipas tij, krijon pengesa proceduriale për organin e akuzës.
"Siç e relatuova dhe në fillim, ka pasur një debat shumë të madh nëse kërkesa për ndryshimin e masës së sigurimit është e njëjta kërkesë, pra, është me të njëjtat prova me të cilat është kërkuar pezullimi apo jo?
Dhe kishte lidhje vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zonjën Balluku me çështjen që është sot.
Dhe nga çfarë kemi parë në media, ka dalë që ka prova të reja, domethënë dhe konkretisht në rrezikimin e marrjes së provave, që janë dy dëshmimtarë të cilët ë janë të provuar tashmë me deklarim para organit të procedurës, të cilët i kanë rrezikuar, ë domethënë ata kanë pretenduar që janë, janë kontaktuar nga persona të tretë, të cilët janë kërcënuar.
Domethënë dhe u përdor termi i fortë. Pra, kemi prova të reja, kemi hetime për shtatë lote të tjera, pra s'e kemi vetëm me akuzën e parë që në fillim, dhe kemi një rendim të pozitës proceduriale.
Dhe kemi në nenin 228, është një nga pikat është rrezikimi i provave dhe Prokuroria argumentoi me fakte dhe prova që është rrezikuar marrja e provës.
Pritëm një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ai dihet tashmë, çështja e zgjidhur me ligj.
Pra, ligji thotë është rrëzuar si kërkesë dhe tash dalim në fund fare që shiko, ne kemi, është zbatuar pezullimi dhe pezullimi duhet të vazhdojë.
Prokurorët kanë menduar që duhet proceduar me masë tjetër, të izolohet me qëllim që të mos dëmtohen provat.
Prokurorët kanë për detyrë të provojnë dyshimin e arsyeshëm e të bazuar në prova për kryerjen e një vepre penale.
Kanë për detyrë të provojnë në kushtet dhe kriteret e masave të sigurimit, nenin 228 që provohet me dëshmimtarë, pra nuk kemi supozime, por kemi fakte dhe kërkojnë zëvendësimin e masës me, me këto, me këto shkaqe, sepse mund të rrezikohet prova prapë.
Pavarësisht se është pezulluar nga detyra, rrezikon ta kapin rrugës tjetrin. Pavarësisht se s'është në detyrë, këta punonjës janë të lirë.
Megjithatë, mosdhënia e autorizimit e vë prokurorinë në vështirësi proceduriale.
Sepse domethënë një person kur ke rrezik për marrjen e provave dhe ti rrezikohen provat, pra, do rrisin punën e tyre, do që të përqëndrohen me këtë dosje, me këtë çështje, që ta mbarojnë sa më shpejt, t'i marrin provat çfarë janë provat, sepse dhe gjatë deklarimit që, gjatë pyetjes që bëri zoti Manja që i bëri një nga prokurorëve, ai tha, ne nuk i kemi marrë të gjithë provat, pra jemi në proces. Pra çështja është në hetim, s'e ka mbaruar.
Ata do të detyrohen ose të nisin, të rrisin numrin e oficerëve të policisë, që këtë çështje ta mbarojnë sa më shpejt, sepse një kriter ligjor për caktimin e masave, ata i vë në vështirësi. Sepse ka dyshime që mund të rrezikohet marrja e provës", u shpreh Karanxha.
Ndiqni emisionin e plotë:
