PS: JO ARRESTIMIT TË BALLUKUT! Balla: Mjafton masa e pezullimit. Bardhi: T’i hiqet imuniteti

Vendmi përfundimtar do të meret me votë në Kuvend, me gjasë më 5 Mars, por Socialistët në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, paralajmëruan se nuk do ta ta lejojnë SPAK për arrestimin e Zëvendës kryeministres, kërkesë që mbështetet nga opozita.

Balla: Në mbledhjen e kësaj të hëne të Këshillit të Mandateve, demokratët e socialistët nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke bërë që në seancën parlamentare të shkohet me dy raporte. 

Partia Demokratike tha se do të kërkojë heqjen e imunitetit, ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taullant Balla, tha se do të ketë një tjetër diskutim brenda grupit para vendimit.

Pas gati 5 orëve debate në mbledhjen me dyer të mbyllura,  Balla theksoi prezumimin e pafajsisë, ndërsa Gazment Bardhi si përfaqësues I PD u përgjigj duke cituar SPAK.

Kreu i grupit demokrat, teksa zbardhi një pjesë të diskutimeve, theksoi ato që I cilësoi shqetësime të Prokurorisë së Posacme mbi të cilat kërkon masë shtrenguese për numrin dy të qeverisë.

Replika në distancë pati edhe për rrjedhje informacioni nga mbledhja e këshilit

SPAK u përfaqësua në Këshill nga Kryeprokurori  Klodian Braho dhe prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, të cilët sipas burimeve iu përgjigjen edhe pyetjeve të përfaqësuesëve të mazhorancës dhe opozitës për hetimin e Zv kryeministres

Belinda Balluku nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokatët që mbrojtën para Këshillit qëndrimin kundër autorizimit për masë më të ashpër sigurie, pasi sipas tyre, Ajo ka zbatuar masat e mëparshme caktuar nga Gjykata e Posacme.