Qeveria e Kosovës miraton paketën e 19 të masave ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 11:02
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot paketën e sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian në ngarkim të Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.
Propozimi për miratimin e paketës u paraqit nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Paketa me 19 masa, synon sektorin e energjisë, financave, tregtinë, shërbimet strategjike si dhe masa lidhur me lëvizjen e diplomatëve rusë.
