Aksident me skuter në Prizren, i lënduari në gjendje kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2026, 09:24
Një vetëaksident trafiku me trotinet ka ndodhur më 18 shkurt 2026 rreth orës 12:45 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar, duke drejtuar trotinetin, është vetëaksidentuar, duke pësuar lëndime serioze.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e tij është kritike.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.
