Prag-tragjedie në Kosovë/ Aksident me 6 të pl*gosur në aksin Mitrovicë - Prishtinë, mes tyre edhe një fëmijë

Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 7 vjeçar, i cili sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë.

“Pesë persona po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë i lindur në vitin 2019, në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për pesë të tjerët po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaruan autoritetet vendase.