UÇK NË HAGË/ Beteja ligjore hyn në fazën kritike, Anton Nrecaj: Ja çfarë pritet pas verdiktit të parë të Gjykatës
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës, i cili ka zgjatur më shumë se tre vite, po i afrohet një momenti vendimtar me shpalljen e afërt të aktgjykimit të shkallës së parë.
Megjithatë, ky vendim nuk do të shënojë fundin e betejës ligjore, e cila pritet të vazhdojë në instanca më të larta.
Sipas analizës ligjore të juristit Anton Nrecaj në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News”, procesi ka shfaqur defekte procedurale, të cilat trupi gjykues pritet t'i marrë në konsideratë brenda kornizës ligjore.
Aktualisht, çështja ndodhet në një fazë përfundimtare ku pritet të jepet verdikti, por ky, tha Ndrecaj, është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë gjyqësor.
Pavarësisht vendimit, palët kanë të drejtën e ankimimit. Pala e pakënaqur me aktgjykimin e shkallës së parë mund ta atakojë vendimin në shkallën e dytë dhe më pas në Gjykatën Supreme.
Beteja ligjore mund të shtrihet edhe më tej, duke përfshirë institucione të tjera brenda strukturës së dhomave të specializuara, si Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese, e cila mund ta trajtojë çështjen nga aspekti kushtetues.
Aktgjykimi i shkallës së parë konsiderohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ai do të përcaktojë vlefshmërinë e pretendimeve të ngritura nga Prokuroria Speciale.
Ky vendim do të shërbejë si themeli mbi të cilin do të ndërtohen të gjitha sfidat e ardhshme ligjore, duke e bërë këtë moment një pikë kthese kritike në të gjithë procesin.
“Ka më shumë se tre vite kur ka filluar procesi gjyqësor, i ka ato defektet e veta në aspektin procedural dhe po shpresoj dhe duhet besoj që trupi gjykues do t'i merr parasysh të gjitha këto fakte, bazuar në kornizën ligjore mbi bazën e së cilës edhe janë të thirrur dhe kanë mandatin që ë të ë ë marrin aktgjykimin.
Jemi në një fazë që mund ta them kështu, mund ta quaj një fazë heshtje, mirëpo edhe jemi në një fazë përfundimtare ku do të jepet verdikti final, por jo vetëm, sepse nuk përfundon i gjithë procesi në këtë fazë, për shkak se i kemi edhe shkallët e tjera të procesit.
Natyrisht, se pas dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë, gjë që unë shpresoj që ky aktgjykim të jetë lirues, dhe ish-krerët të lirohen dhe të kthehen, natyrisht se beteja ligjore do të vazhdojë edhe më tutje, sepse kemi pjesën e të drejtës së ankimimit të të gjitha palëve në proces dhe kryesisht palët e pakënaqura me aktgjykim kanë të drejtë që ta atakojnë në shkallën e dytë dhe pastaj në shkallën e tretë, Gjykatën Supreme dhe natyrisht brenda strukturës së funksionalizimit të kësaj gjykate, respektivisht dhomave të specializuara, i kemi edhe institucionet e tjera, përfshirë këtu edhe Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese, e cila do ta trajtojë edhe në aspektin kushtetues verdiktin, i cili ë mund të kontestohet.
Prandaj është beteja ligjore, hapi i parë i betejës ligjore, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ka shumë rëndësi aktgjykimi i shkallës së parë.
Kjo është, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila do të do të vërtetojë përfundimisht që kanë qenë pretendimet e ë akuzës dhe organit ndjekës, organit të Prokurorisë Speciale, të bazuara”, u shpreh ndër të tjera juristi Anton Nrecaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME JURISTIN ANTON NDRECAJ

