Publikohet raporti për pesë gjykatat kryesore në Shqipëri/ Studimi i Komitetit Shqiptar në Helsinki: Përmisim produktiviteti
Dy vjet pas uljes së gjykatave nga 38 në 20, disa gjykata shfaqin sukses, të tjera mbeten të bllokuara me mijëra raste të pazgjidhura. Ja çfarë tregon studimi i Komitetit të Helsinkit.
Reforma e hartës gjyqësore, e zbatuar që prej vitit 2023, uli numrin e gjykatave nga 38 në 20, duke synuar efikasitet dhe shpërndarje më të balancuar të stafit dhe burimeve. Studimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi pesë gjykata kryesore tregon rezultate të përziera.
Gjykata Administrative Tiranë ka arritur sukses me 22.8% ulje të kohës së gjykimit, 63% rritje produktiviteti dhe norma likujdimi mbi 97%.
Gjykata e rrethit Tiranë shënon përmirësim modest të produktivitetit (+8.9%), por rritje të kohës së gjykimit për rastet civile dhe penale.
Gjykata e Apelit Tiranë përballet me backlog rekord prej 36,535 rasteve dhe vetëm 36% të kapacitetit të stafit gjyqësor, duke çuar kohën e gjykimit për çështjet civile mbi 6 vjet.
Gjykata Fier dhe Administrative Lushnjë shfaqin ngadalësim në gjykim, ulje produktiviteti dhe rritje të vonesave, duke ndikuar veçanërisht tek qytetarët më vulnerabël.
Studimi nënvizon se efektiviteti varet nga planifikimi i mirë, ndërsa distanca më e madhe për qytetarët dhe mungesa e stafit gjyqësor kanë krijuar pengesa për aksesin në drejtësi.
