Shi në të gjithë vendin/ Gjoni: Reshje të dobëta në të gjitha qarqet, kryesisht në Shkodër dhe në...
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë, Anira Gjoni nga IGJEO, e cila ka treguar për situatën meterologjike që vendi ynë pritet të ketë në ditët në vijim.
Ajo u shpreh se Shqipëria do të hasi intensitet të shtuar në reshje si në veri dhe në jug të vendit ndërsa pritet që të ketë dhe ulje të tyre në të gjitha qarqet .
“Pritet që të kemi reshje të dobëta në të gjithë vendin. Intensitetet më të shtuara i kemi pasur përgjatë mëngjesit të sotëm. Pra ishin ato orët e mesnatës e mëngjesit, që sollën sasitë më të mëdhaja të reshjeve, që arrinin në nivele mesatare dhe intensive.
Kryesisht ishin në qarkun e Shkodrës, në veri dhe në jug. Në Gjirokastër, dhe në Vlorë.
Ndërsa në vazhdim të orëve të ditës së sotme, pritet që të kemi rënië të intensiteteve por do të vijojnë reshje të dobëta të cilat do të prekin të gjitha qarqet.”- ka thënë Gjoni.
