Policia e Shtetit uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit

Policia e Shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar këtë periudhë si muajin e sakrificës, solidaritetit, durimit dhe respektit për njëri-tjetrin.

Në mesazhin e saj, Policia e Shtetit thekson se muaji i shenjtë i Ramazanit përçon vlera që bashkojnë shoqërinë dhe shpreh urimin që ky muaj të sjellë mirësi, begati dhe paqe në çdo familje shqiptare.

Një mirënjohje e veçantë i është adresuar punonjësve të Policisë së Shtetit që do të agjërojnë ndërkohë që vijojnë shërbimin në terren, larg familjeve, në patrullim dhe në përmbushje të çdo detyre që kërkon përgjegjësia e uniformës.

“Ju mbani mbi supe uniformën dhe detyrën, por edhe durimin e besimit, dhe kjo e bën shërbimin tuaj edhe më të madh”, thuhet në mesazh, ku shprehet falënderim dhe respekt për përkushtimin e dyfishtë ndaj besimit dhe ndaj ligjit.

Në përmbyllje, Policia e Shtetit uron: “Gëzuar Muajin e Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti jua pranoftë sakrificën.”