VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (19 - 20 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Cikloni i Islandës sjell mot të paqëndrueshëm me shira dhe stuhi ere në Britaninë e Madhe dhe Evropën Veriperëndimore. Evropa Qendrore paraqitet me reshje më të pakta, ndërsa ajo Lindore përfshihet nga stuhi dëbore. Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Evropa Veriore dominohen nga mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit pwr sa i pwrket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime në ultësirë dhe vranësira në zonat malore.

Gjatë mbrëmjes shtohen vranësirat dhe rikthehen reshjet. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 15°C. Erafryn  jugore mbi 70 km/h, me dallgëzim 6 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Rajoni i Mesdheut përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, më problematike në Ballkan dhe Italinë Jugore.

Evropa Lindore dhe gadishulli Skandinav kanë reshje të dendura dëbore. Ndërsa Gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut dhe Deti i Zi paraqiten me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, paraqiten më intensive në Veri dhe Veriperëndim me rrezik për përmbytje.

Përmirësim gradual i motit pritet në mbrëmje. Temperaturat luhaten nga 1°C deri në 14°C. Era fryn jugperëndimore mbi 50 km/h, me dallgëzim 4 ballë.