Gjyqi nga Gjykata Speciale në Hagë, Hashim Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm
Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues, në seancën gjyqsore e cila po zhvillohet në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Thaçi u shpreh se plotësisht i pafajshëm.
Ai tha se në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, ishte student në Zyrih, dhe nuk bënte plane për të marrë kontrollin e Kosovës. Sipas tij, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviç.
“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Zyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviç.
Duke i parë masakrat në vendin tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bi pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë. Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, tha Thaçi.
