Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vlera themelore e shtetit do të mbrohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 20:21
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nga Haga gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Holandë të martën, ka deklaruar se askush nuk mund të shkelë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se lufta çlirimtare përbën vlerën më sublime mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës.
Konjufca ka mbërritur në Hagë ku do të marrë pjesë në seancën e radhës në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në të cilën priten edhe fjalimet e tyre.
“Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare… këtë vlerë, e cila është në themel të shtetit tonë, do ta mbrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim”, u shpreh ai.
