18-vjetori i Kosovës/ Zymberi: Jo vetëm festimi i Pavarësisë por edhe marshim për drejtësinë e ish-krerëve të UÇK
Në hapësirën “Për Shqiptarët” në Ora News, gazetarja Kaltrina Zymberi raportoi nga manifestimet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Manifestimet nisën me thirrjen e Kryekomandantit të FSK-së për t'iu bashkuar jo vetëm festës, por edhe marshit protestues për drejtësi. Qytetarët panë nga afër mjetet dhe armatimin e Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës.”- tha ajo.
Zymberi gjithashtu tregoi se protesta “Marshim për Drejtësi” kishte një pjesëmarrje të madhe, duke tejkaluar organizimet e mëhershme.
Në marshim morën pjesë figura të larta shtetërore, përfshirë Vjosa Osmani, ministra të qeverisë dhe deputetë nga pozita dhe opozita, duke treguar se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një vlerë e përbashkët për të gjitha partitë politike.
