PO NDODH/ KOSOVA NË KËMBË! Mbushet sheshi “Skënderbeu”, nis marshi “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 14:34
Mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, janë mbledhur në Prishtinë në këtë përvjetor të 18 të pavarësisë, për t’i dhënë mbështetje ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Flamuj kombëtar, të Kosovës e të Ushtrisë Çlirimtare, po valojnë nëpër sheshet e Prishtinës derisa njëzëri po brohoritet për tri shkronjat “UÇK”, në marshin “Drejtësi, jo politikë”.
Aty po shihen pjesëtarë të familjeve të ish-krerëve të UÇK-së e, presidentja e shtetit, e liderë politik nga Kosova e vende të tjera.
