"Përtej festës, fokusi ishte te plagët e l*ftës"/ Bekolli: Mbi 100.000 pjesëmarrës në marshim, mesazhi drejtuar BE ishte i qartë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 18:11
Në hapësirën “Për Shqiptarët” në Ora News, ka qenë në lidhje direkte moderatori dhe producenti Kushtrim Bekolli i cili ka raportoi detaje nga marshimet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Përtej festës, fokusi kryesor ishte te plagët e hapura të luftës. Me mbi 100,000 pjesëmarrës të përfolur në marshim, mesazhi drejtuar Bashkimit Europian ishte i qartë... 1133 fëmijë të vrarë, 109 ende të zhdukur dhe mbi 20,000 viktima të dhunës seksuale.”- u shpreh Bekolli.
Moderatori Bekolli shtoi se qytetarët shprehën indinjatën për kërkesat e prokurorisë në Hagë për dënime ndaj ish-çlirimtarëve, ndërsa kriminelët serbë të viteve 1998–1999 mbeten të pandëshkuar.
