Jushi: Mbrojtja e liderëve të UÇK-së optimiste, prokuroria pa kontekst historik në Hagë
E ftuar në hapësirën "Për shqiptarët" në Ora News ishte gazetarja Denada Jushi e cila shprehu se mbrojtja e liderëve të UÇK-së në Hagë mbetet optimiste dhe theksoi mungesën e kontekstit historik dhe kohor në argumentet e prokurorisë.
"Djali i Jakup Krasniqit e disa nga nipërit e zotit Krasniqi, të cilët e simpatizantë të tjerë të cilët gjithmonë gjenden sa i takon ditëve që ka seanca në Hagë, u mblodhën në mënyrë shumë spontane bashkë me gazetarët dhe ndoqën të gjithë protestën prej orës 14:00 kur ka nisur, në mënyrë të heshtur, për shkak se tashmë ne e dimë që pjesëtarët dhe familjarët e katër liderëve kanë ndjekur, po themi, në respekt vetëm të seancave gjyqësore, nuk kanë dashur që ta argumentojnë apo të mbajnë qëndrime.
I vetmi që sot ka folur për gazetarët që ndodhemi në Hagë është një prej nipit të Jakup Krasniqit, i cili edhe ai, më shumë uroi festën e Kosovës dhe lirimin e katër liderëve dhe një pritje të, të një përfundimi të gjykimit, sesa në fakt konkretisht për, për procesin.
Nesër është dita e fundit e procesit sa i takon në seancat të cilat po mbahen dhe pas ditës së nesërmeve, që është edhe dita e fundit, të tre gjyqtarët kryesorë do të tërhiqen dhe kanë një kohë prej 90 ditësh, pra prej tre muajsh, nga dita e nesërme, për t'u tërhequr dhe për të marrë vendim.
Në fakt, mesa unë kam mundur të komunikoj ata kanë të drejtë që, në fakt, ta tejkalojnë, për shkak dhe të volumit të madh të dosjeve dhe me aq sa ne kemi mundur, nuk ka një datë të përcaktuar, sepse do të ketë një datë të përcaktuar se kur do të mbahet, por me gjasa edhe trupi gjykues edhe aq sa kemi mundur të marrim vesh nga seancat e e që i takojnë mbrojtjes, qershori pritet të sjellë vendimin përfundimtar sa i takon katër liderëve.
Duhet qartësuar që kjo është kërkesa e prokurorisë.
Dhe prokuroria mund të ketë kërkesat e saj edhe pse nuk është e bazuar në atë që ne kemi parë sa i takon që ka prova.
Dhe është interpretuar, po themi, një kërkesë shumë e madhe për gjykim me shpresën që do të ketë një konfirmim të gjykatës dhe të vendimit të gjykatës me një vendim shumë herë më të ulët, në fakt.
Megjithatë, mbrojtja, duhet thënë, që është optimiste. E ka shfaqur këtë edhe gjatë mbrojtjes. Për shembull, Luka Misetiç, avokati i zotit Thaçi, ka thënë që trupat gjyqësorë, ata që do të vendosin, pra tre gjykatësit, do të nisen nga prezumimi i pafajësisë e më pas të shikojnë provat që ka sjellë prokuroria dhe a ka mundur prokuroria në fakt të dëshmojë të kundërtën. Dhe kjo ka qenë një nga elementët më interesantë që unë kam gjetur në sa i takon mbrojtjes.
Dje, duhet thënë që ka qenë një nga momentet vendimtare sa unë kam parë në atë proces. Ishte momenti kur gjykata pati mundësinë të pyeste edhe anën e mbrojtjes, e katër mbrojtjeve të liderëve, por edhe prokurorinë.
Dhe një nga momentet kur prokurori, po themi, jo vetëm që u ndje në siklet, por nuk dinte se si të përgjigjej dhe qartazi dukej që nuk kishte nga ana e tij një kontekst kohor dhe historik, ishte momenti kur gjyqtari e pyeti se si, ku parashikonte ai që forcat e armatosura në mënyrë të dobët, pra, sa i takon UÇK-së, të ndaluarit t'i dërgonte ku?
Sepse Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Pra, teorikisht prokuroria çfarë po kërkon? Që këta njerëzit që kanë ndaluar, t'i çojnë në një prokurori të cilët i përkiste Jugosllavisë.
Dhe kundërpërgjigja e prokurorisë ishte, duhet thënë, jo vetëm pa njohuri, por ishte e pakuptueshme kur ai tha që, prokurori, i referohem njërit prej trupës së prokurorëve, ju referua gjyqtarit se nëse nuk ka një institucion ku t'i dërgosh të ndaluarit, atëherë mos i ndalo.
Dhe gjyqtari u përgjigj: "Atëherë ti mendon që UÇK-ja s'duhet t'i ndalonte ata që kanë kryer vepra të tilla?". Pra, një kontekst i munguar historik, fakti që nuk shikonte kontekstin kohor që ka ndodhur lufta e Kosovës dhe e trajtonte thua se këto institucione kanë ekzistuar prej vitit 1998-1999.
Dje ishte rasti i dukshëm, sepse ne kemi parë disa raste prokurorinë, ose duke i marrë copëza të dëshmisë, qoftë edhe të dëshmive të amerikanëve, të tre ëh, njerëzve që kanë qenë jashtëzakonisht të rëndësishëm, i referohem James Rubin, Chris Hill dhe Wesley Clark, të cilët në pjesën e prokurorisë ndërmarrin pjesë të tyre dhe interpretojnë pa patur kontekstin historik dhe kulturor dhe kohor të gjës, për të cilën ne kemi qenë në seancën gjyqësore kur këta të tre dëshmitarë kanë, kanë diskutuar.
I referohem faktit kur prokurori tha që linja amerikane ka qenë e manipuluar nga zoti Thaçi dhe sigurisht që aty ka patur, po themi, një lloj edhe, edhe kuptimi në seancë gjyqsore që kjo ishte një term, duhet thënë, ose realisht naiv, ose dashakeqës, sepse të mendosh që linja kryesore amerikane në të cilën ka marrë pjesë në këtë luftë, paskësh qenë e hipnotizuar apo e keqinformuar nga zoti Thaçi, që asokohe ishte thjesht një drejtues politik, ishte paksa jo realiste nga ana e prokurorisë", u shpreh Jushi.
