Procedohet një shtetase në Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 34 700 euro pa deklaruar

Një shtetase, D. B., banore e Burrelit, po procedohet penalisht pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria 34 700 euro pa i deklaruar.

Gjatë kontrollit në çantën e saj nga Policia Kufitare e Kakavijes, u gjetën paratë e paligjshme. Shuma u sekuestrua si provë materiale.

Materialet i referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

PKK Kakavije

Procedohet penalisht një shtetase që tentoi të nxirrte pa deklaruar, nga Shqipëria, 34 700 euro.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në dalje, u krye kontroll në çantën e shtetases D. B., ku u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. B., banuese në Burrel. Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.