Shënoi dy gola me Sivasspor-in, Rey Manaj përzgjidhet në formacionin e javës

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj shënoi dy gola fantastikë me Sivasspor-in në ndeshjen e Ligës së Parë Turke ndaj Vanspor, duke rikthyer formën e tij të shkëlqyer.

Ky ishte një rikthim sensacional për Manajn, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe dominoi fushën gjatë gjithë takimit. Për shkak të performancës së tij, 28-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të të kampionatit turk.

Vlerësimi i tij ishte i lartë, duke marrë notën 9.6, një tregues i qartë i rëndësisë së tij në skuadër. Forma e tij e mirë është një lajm pozitiv edhe për përfaqësuesen shqiptare, përpara sfidës së Play-off të Botërorit kundër Polonisë, ku pritet të jetë një nga lojtarët kyç të trajnerit.

Rey Manaj duket se po rikthen ritmin dhe kontributin e tij, duke dhënë sinjale të forta për sezonin dhe për sfidat ndërkombëtare që e presin.