RIKTHIMI I MOURINHOS NË BERNABEU/ Kontrata me Benfikën përmban një klauzolë që i lejon atij të largohet pa penalizime

Trajneri portugez Hose Murinjo nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Real Madridi. Në kontratën aktuale që e lidh me Benfikën, ekziston një klauzolë që mund ta lehtësojë transferimin e tij në “Santiago Bernabeu” sapo të përfundojë sezoni aktual.

Pavarësisht emërimit të trajnerit Arbeloa në krye të Real Madridit, spekulimet për të ardhmen e tij sa vijnë dhe shtohet.

Los blankos nuk kanë gjetur ende stabilitet edhe pas ndryshimit të trajnerit. Mediat spanjolle kanë zbuluar një detaj që mund sjellë ndryshime në pankinën e Realit në fund të sezonit.

Një nga emrat më të përfolur për rikthim është Mourinho. Tekniku portugez pëlqehet nga Perez, ndërsa as vetë dëshira e tij nuk mungon.

Ai aktualisht drejton Benfikën, por mesa duket kontrata nuk do të përbënte problem për të. Edhe pse ka nënshkruar deri në vitin 2027, në kontratë ka një klauzolë speciale që i jep mundësinë Murinjos të largohet pa penalitete.

Tekniku mund të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme pak ditë pas përfundimit të sezonit, gjë që do t’ia jepte Real Madridit mundësinë ta rikthejë në stol në sezonin e ardhshëm pa kosto të mëdha.

Vetë Mourinho i ka shmangur shpesh lidhjet direkte me një rikthim tek Real Madridi në reagimet e tij publike, duke u shprehur me humor dhe pa konfirmuar plane të tilla.

Megjithatë, emri i tij mbetet mes alternativave për një projekt të ri drejtues, sidomos nëse klubi spanjoll kërkon një profil trajneri me eksperiencë të madhe ndërkombëtare.

Në media dhe rrjetet sociale janë shtuar komentet se Mourinho mund ta përbëjë një “zgjidhje” të menjëhershme nëse Real Madridi ka vështirësi në arritjen e objektivave në La Liga apo në Champions League.

Mourinho, e njeh mirë ambjentin pasi ka drejtuar Realin në periudhën 2010–2013, duke fituar disa trofe. Gjithashtu, emri u Mourinhos përflitet edhe në kombëtaren portugeze.

Pas botërorit, trajneri Martinez pritet të largohet dhe Murinjo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin.