Girona “trondit” Barcelonën me përmbysje, Reali feston vendin e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 07:01
Girona ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 2-1, duke shkaktuar një ndryshim të rëndësishëm në kreun e renditjes së La Ligës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, Lamine Yamal në minutat shtesë humbi një penallti.
Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 60-të me anë të mbrojtësit Pau Cubarsí, por Girona reagoi shpejt duke barazuar vetëm dy minuta më vonë me Thomas Lemar.
Rezultati u përmbys në minutën e 87-të nga Joel Roca, i cili shënoi golin e fitores për vendasit.
Në fundin e ndeshjes, Robert Lewandowskit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje pas rishikimit me sistemin VAR.
Pas kësaj humbjeje, Barcelona zbret në vendin e dytë me 58 pikë, duke mbetur dy pikë pas Real Madridit që tashmë kryeson kampionatin me 60 pikë.

