Deni Xhepa mbyll aventurën në Olimpikun Dimëror 2026, nuk arrin kualifikimin në garën e slalom

Deni Xhepa ka mbyllur aventurën e tij në Lojrat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Skiatori shqiptar nuk arriti të mbyllë zbritjen e parë në garën e slalom, ndërsa nuk u kualifikua për më tej në këtë konkurrim.

Në këtë mënyrë, pjesmarrja e tij në Lojrat Dimerore është mbyllur me vendin e 34 të shënuar në dy disiplinat e tjera të skive alpine, “Super G” dhe “Sllallom Gjigand”.

Ndërkohë, skuadra e Shqipërisë në “Milano Cortina 2026” do të mbyllë konkurrimin e saj në këtë tyurne më 18 shkurt. Në pistë, për garën e sllallomit për vaja do të zbresin tre skiatoret Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga.

Dy të parat garuan edhe në sllallomin gjigand, ndërsa për Brungën gara e 18 shkurtit do të jetë e para dhe e fundit.