VIDEO/ Sherr i madh në fushë dhe “lumë” kartonësh, ndërpritet ndeshja në futbollin shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 18:25
Ndeshja mes Luftëtarit dhe Shkëndija Tiranës u kthye në “arenë boksi”.
Sfida në fjalë ishte e vlefshme për Kategorinë e Parë, U-19. Përtej fitores 3 – 1 të Luftëtarit, sfida u shoqërua nga një precedent aspak profesionist.
Tensionet ishin kryefjalë, deri në pikë ku u “mbush kupa” dhe kampet respektive filluan dhunën.
Grushtat dhe shqelmat bën që arbitri Ardit Merdanaj të ndërpriste ndeshjen për disa momente. 8 karton të verdhë dhe 3 të kuq u ndëshkuan nga kryesori Merdanaj.
