HETIMET/ Rekrutimi i Muçi Shaljanit në AMP u bë për t’i shërbyer grupeve kriminale

Detaje të reja zbardhen nga hetimi i Prokurorisë, e cila ka dyshime se rekrutimi i Muçi Shaljanit nuk ka qenë rastësor, por është kryer me qëllime që nuk lidhen me profesionin, por për të shërbyer interesave të grupeve kriminale.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Shaljanit i është dhënë funksioni i vëzhgimit për të lehtësuar aktivitetet e këtyre grupeve.

Ndërkohë, drejtori Sala vazhdonte të ishte në detyrë dhe ciklonte çdo shkresë, duke përfshirë edhe veprime hetimore të AMP-së ndaj punonjësve të policisë, gjë që kishte penguar hetimet në këtë drejtim.

Këto dyshime kanë bindur prokurorin Bledar Valikaj të kërkojë masën e pezullimit ndaj Shaljanit deri në përfundim të hetimeve.

Ndërkohë, SPAK po heton atentatin mafioz në Rinas, i cili i mori jetën punonjësit të AMP-së dhe Gilmando Danit.

Organi hetues i kryeqytetit ka shpallur moskompetencë, duke kaluar hetimin te SPAK.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e të përfshirëve dhe lidhjet me aktivitetet kriminale që mund të jenë pas rekrutimit të Shaljanit.