“METAMORFOZA” NË GJKKO/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë në gjyq. Debate me avokatin e Pëllumb Gjokës për vr*sjen e Kleanti Musabelliut

Mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Metamorfoza”, kur për krimet e rënda të realizuar nga të akuzuarit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të thirren 40 dëshmitarë në gjyq.

Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News”, se ata do pyeten për vrasjen e Gjin Boriçit dhe sigurimit të kushteve peë të kryer vrasje ndaj Kleanthi Musabelli në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kjo kërkesë ka shkaktuar debate mes avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe prokurorëve të SPAK-ut.

Debati u zhvillua mbi mospërputhjen e orarit të bisedave në “SKY Ecc” dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2020.

DEBATI

Prokurori Arben Kraja: Nuk është i njëjtë orari i serverave të “Sky Ecc” me orën lokale.

Avokat Gurali Brahimllari: Procesverbali i Pëllumb Gjokës është spostuar, është manipulim.

Shtyhet seanca pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me përmbajtjen e provave.

Bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka, në këtë proces po gjykohen dhe Behar Bajroviç dhe Edmond Preka.

Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga krimet e lehta të dosjes “Metamorfoza” që u zhvillua me gjykim të shkurtuar.